Krocia nuk do të bllokojë integrimin e Serbisë në BE, pasi është në vetë interesin e Zagrebit që kjo të ndodhë.
Deklarata u bë të dielën në gazetën “Novi List” nga ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic, e cila u shpreh se “çështja e anëtarësimit nuk është një çështje dëshire, por e një interesi të përbashkët ndërshtetëror dhe ballkanik”.
”Është në vetë interesin thelbësor të Kroacisë që të ketë shtete funksionale dhe të qëndrueshme në kufijtë e saj dhe jo shtete të paqëndrueshme, pasi kjo është thjesht e rrezikshme për stabilitetin në rajon”, shtoi Vesiç.
Duke komentuar pretendimet e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, i cili u shpreh se Serbia do të nisë së shpejti bisedimet e anëtarësimit, Pusiç qartësoi se kjo do të varet nga gatishmëria e institucioneve për të zbatuar reforma të thella dhe nga kriteri politik, i cili është veçanërisht i rëndësishëm në rajon.
”Kriteret politike nuk janë ekzakte dhe maten nga rrethanat që konsiderohen si më të rëndësishmet. Bashkimi Europian, gjithssi është i gatshëm të negociojë për zgjerimin”, theksoi Pusiç.
Top Channel