Pas deklaratave të Ministrisë së Financave se kompania që fitoi licensën e lotarisë kombëtare do të paguajë taksa, deputeti socialist Erion Braçe dhe nënkryetari i grupit parlamentar të opozitës, shprehet se kjo përgjigje është fyese për të gjithë shqiptarët.
Sipas Braçes, të gjitha taksat që do të paguajë kompania e lotarisë janë të njëjta si për çdo biznes tjetër pa asnjë ndryshim tjetër, por në kushtet kur kjo kompani është monopol në treg ky është një skandal që nuk fshihet dot.
Ndërkohë, Braçe rreshton edhe një tjetër argument të çmimit që sipas tij përforcon skandalin e qeverisë Berisha. Sipas Braçes, licensa e lotarisë kombëtare kushton të paktën 100 milionë euro, por qeveria po e shet me vetëm 3 milionë euro, rreth 30 herë më pak dhe ky sipas Braçes është krim. Këto fakte të hapura, thotë deputeti socialist, nuk kanë nevojë për hetim pasi qartazi duken se janë korruptive duke kërkuar kthimin e licensës në pronësi shtetërore.
Ndërkohe, media të tjera kanë zbuluar qëndrimet kontradiktore dhe të dyshimta të Ministrise së Financave. Zoti Bode pretendoi publikisht se përzgjedhja e kompanisë dhe kushtet e tenderit janë bërë me konsulencë ndërkombëtare, por dukumenta shtetërore tregojnë se konsulenti ndërkombëtar është përzgjedhur disa muaj pas përcaktimit të kritereve çka rëndon edhe më shumë pocizionin e qeverisë ndaj këtij procesi kaq të dyshimtë.
Po çfarë përfiton publiku nga shtitja e kësaj license? Përveç një shume që pretendon qeveria prej 3 milionë euro dhe kjo e atakuar si tepër e ulët, vetëm disa taksa siç do biznes tjetër. Ndërkohë, në shumë vende të tjera ka forma për përftuesin. Në një shkrim tek Respublika, analisti Eduart Zaloshnja sjell shembullin e lotarisë në shtetin e Virxhinas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë vend lotaria është licensë shtetërore dhe kompania që e menaxhon paguhet vetëm për shpenzimet administrative dhe pjesa tjetër e xhiros, përveç taksave shpërndahet si çmime për publikun apo si komisionet për bizneset e vogla të shitjes së biletave apo në fonde të dedikuara për arsimin publik.
Top Channel