Koalicioni i ri qeveritar në Greqi nën udhëheqjen e konservatorëve të Demokracisë së Re të Andonis Samaras, propozuan zgjatjen me të paktën 2 vjet të afatit kohor për të reduktuar defiçitin financiar.

Qeveria ka hartuar një dokument që pritet t’u dorëhzohet edhe ndërkombëtarëve, përfshirë këtu edhe trojkës huadhënëse. Në dokument kërkohet zgjatja deri në vitin 2016 të afatit për reduktimin e borxhit galopant të Athinës.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë greke, zgjatja e afatit me 2 vite, nga 2014 që është aktualisht deri në 2016 nuk do të detyronte autoritetet të ndërmarrin masa të reja shtrenguese financiare e do të ndalte sidomos uljen e pensioneve dhe rrogave, që edhe kështu janë në minimumin e tyre.

Greqia ndodhet nën presionin e huadhënësve ndërkombëtarë për të përmbushur zotimet e dhëna në marrëveshjen e nënshkruar me trojkën në këmbim të marrjes së miliarda eurove borxh për t’i shpëtuar falimentimit.

Zgjedhjet e javës së kaluar i dhanë fund periudhës dy–mujore me qeveri provizore në vend. Forcat pro qendrimit në Eurozonë, Demokracia e Re, PASOK dhe Demokratët e Pavarur mundën të sigurojnë mazhorancën për formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga lideri i konservatorëve, Andonis Samaras.

Samaras, paraditen e së shtunës u operua në syrin e djathtë pas problemeve që pati me retinën. Operacioni, thanë mjekët, përfundoi me sukses dhe kryeministri i sapozgjedhur pritet të lërë spitalin ditën e dielë.

Shqetësime shëndetësore pati edhe Ministri i Financave. Ai u shtrua me urgjencë në një nga spitalet e Athinës, ku mjekët e diagnostikuan me diarre. Mediat greke deklaruan se ministri ndodhej në zyrën e tij, në një nga bankat greke në momentin kur kishte ndjerë shqetësimet dhe kishte humbur ndjenjat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA