Lëvizja Vetëvendosje denoncoi arrestimin e dy aktivistëve të saj në qytetin e Malishevës. Aktivistët, sipas VV, u ndaluan nga policia pas protestës së organizuar nga kjo lëvizje kundër Komunës dhe kryetarit të saj.

Të arrestuarit janë identifikuar si shtetasit Alban Krasniqi dhe Valon Hoti. Dy personat janë ndalur nga policia e Kosovës pas mbishkrimeve të vendosura në muret e ndërtesës së Kuvendit Komunal në Malishevë, si formë proteste e Vetëvendosjes për situatën, sipas saj, të rëndë nga ethet hemoragjike.

Së fundmi në Malishevë u regjistrua një viktimë nga ethet hemoragjike. Viktima kishte marrë sëmundjen nga këpushat, që për VV janë shenjë e varfërisë dhe mosfunksionit të pushteti lokal e qendror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA