Nje autobus me targa të Republikës Ceke u aksidentua në jug te Kroacise,
duke i shkaktuar vdekjen shtate personave dhe plagosjen e 44 te
tjereve.

Lajmi u be i ditur nga autoritetet kroate. Ngjarja ndodhi ne autostrade, ne afersi te galerise ne Sveti Rok, rreth 230 kilometra ne jug te Zagrebit, ku avioni goditi kufirin e rruges dhe u permbys.

Sipas policisë, turistët kanë qenë nga Çekia, kurse dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lodhja e shoferit.Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet dhe të plagosurit janë transportuar me helikopter.

Ndër viktimat që kanë humbur jetën është edhe një fëmijë 7 vjeç, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje dhe do të dëgjohet edhe shoferi I autobusit që ka mbijetuar këtë aksident tragjik.

Kroacia është një nga vendet e rajonit që ka rrugët më të mira. Ndërkaq për shkak të aksidentit është ndërprerë trafiku në këtë zonë.

 

Top Channel