Qeveria e re e Serbisë, detyrën e parë që do të duhet të bëjë është rishikimi i buxhetit të shtetit. Analistët e ekonomisë dhe ekspertët në këtë fushë paralajmërojnë se Serbinë mund ta presë i njëjti skenar si ai i Greqisë pasi nuk është larg falimentimit.

Kryetari i Këshillit të Ekonomistëve, Aleksandar Vlahoviç, ka propozuar rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 3 përqind. Ndërsa shtypi thotë se në vjeshtë mund të ndodh një krizë e thellë.

Inflacioni vetëm muajt e parë ka arritur në 5 përqind, ndërkaq rritje ekonomike nuk do të ketë, borxhi publik i jashtëm ka kaluar në 51 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, e që është më shumë se sa normalja.

Kriza ekonomike është thelluar aq sa një në dhjete serbë jeton në varfëri të thellë, kurse një në katër persona është i papunë. Për shkak se valuta serbe, dinari ka arritur një nivel rekord zhvlerësimi kundrejt euros, çmimet janë rritur dukshëm.

Top Channel