Policia e shtetit realizoi një operacion në Lazarat mëngjesin e ditës së premte, duke vendosur në pranga dy shtetas.

Në bazë të informacioneve të marra, policia realizoi operacionin e koduar “kubikët” dhe ndihmuar nga forca speciale e sektori i antidrogës së Gjirokastrës, sekuestroi në oborrin e shtetasit Xhelo Rabi 600 rrënjë kanabis, të mbjellë në kubikë.

Gjithashtu, në banesën e tij u gjetën vazo lulesh, thasë plastmasi, rreth 100 kilogram boçe hashashi dhe një parcelë me fara për kultivimin e bimës.

59-vjeçari u prangos në flagrancë në shtëpinë e tij të ndodhur në lagjen Spilos të fshatit, ndërsa së bashku me të në komisariat është shoqëruar edhe bashkëshortja e tij.

Ky eshte arrestimi i pare i ndodhur brenda ne Lazarat, në kuardër të një operacioni anti-drogë, qe policia ka nisur prej javes se shkuar.

Aktualisht, autoritetet jane duke mbajtur të rrethuar fshatin e famshëm për kultivimin e bimëve narkotike, duke kontrolluar këdo që hyn dhe del nga Lazarati.

Kultivimi masiv i hashashit u denoncua gjatë javës edhe nga emisioni “Fiks Fare” në “Top-Channel”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA