Mitrovica  nga sot ka një  muze të ri të Kristaleve, investim ky i Qeverisë së Kosovës. Ne ceremoninë e inaugurimit në Stantërg të Mitrovicës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj tha se ky muze ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën në nivelin nacional e rajonal dhe shpresojmë që ky institucion do të jetë urë lidhëse e shkencës, ekonomisë, historisë dhe kulturës së shtetit tonë të ri, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

“Pikërisht, gjendja e ndërtesës së muzeut, ka qenë shkas i vendimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe “Trepçës”, për ndërtimin e objekti të ri të këtij muzeu me interes strategjik”, tha Beqaj, duke shtuar se objekti i ri i muzeut është modern, me të gjithë parametrat kulturorë dhe turistikë dhe i njëjti është ndërtuar sipas standardeve më bashkëkohore.

Minierat e plumb–zinkut e në veçanti miniera e Trepçës në Stantërg është një ndër vendburimet më tërheqëse dhe më të njohura në rajon dhe më gjerë, për nga shumëllojshmëria, madhësia dhe bukuria e kristaleve të zbuluara.

Kristalet e zbuluara në këtë vendburim janë mbledhur nga punëtorët dhe inxhinierët e Trepçës derisa u hap muzeu i parë më 1964-ën.

Top Channel