Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan projektligjin për ndryshimin e 21 ligjeve të cilat kanë të bëjnë me përfundimin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Ndryshimi i 21 ligjeve është miratuar në paketë në leximin e parë me 78 vota pro, 10 kundër dhe pa asnjë abstenim.

Kjo bëhet vetëm dy javë para mbledhjes së grupit ndërkombëtar drejtues i cili pritet t’i japë fund pavarësisë së mbikqyrur. Miratimi i këtyre ndryshimeve nënkupton shuarjen e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe heqjen e përgjegjësive ekzekutive të saj. Por sic e thotë edhe vet zëvendëskryeministri në dorëheqje i qeverisë Hajredin Kuçi pavarësia e mbikëqyrur përmbyllet në kuptimin juridik, por jo edhe në kuptimin e largimin e tërësishëm të prezencës ndërkombëtare.

Paketa prej 21 ligjeve kaloi edhe me votat e LDK-së ndonëse deputeti Sabri Shamiti shfaqi pakënaqësitë e veta. Ai tha se nuk po hiqet mbikëqyrja  e pavarësisë, kur pas disa ditësh do të merret vendimi për zgjatjen e mandatit EULEX-it në vend.

Ndërkaq deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje shfaqen dilemat nëse me të vërtetë po përfundon mbikëqyrja e pavarësisë nga ndërkombëtarët apo sic pretendon ky subjekt politik, me këto veprime po riorganizohet  prania e tyre në Kosovë.

Vërejtjet nga deptuetet Sabri Hamiti i LDK-së dhe Liburn Aliut nga Vetëvendsoje janë bërë edhe sa i përket problemit sic është thënë të pavarësimit të Kishës Ortodokse të Kosovës. Në paketën prej 21 ligjeve hyjnë Ligjin për themelimin e zyrës arbitrare, Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut, për kërkesat për pronën e paluajtshme, dhomën e posaçme të AKP-së, Rregulloren e UNMIK-ut për Fondin Pensional, Kodit Doganor dhe të Akcizave, ligji për ATK-në, për financat publike dhe përgjegjësitël; për gjykatat, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial; për liritë fetare; për shpronësimin; për mbrojtjen e komuniteteve; për krijimin administrative të komunave. Pastaj kemi Ligjin për Shtetësinë, regjistrimin e popullsisë dhe shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Top Channel