Ministri i Jashtem grek, Dhimitris Avramopulos deklaroi se Greqisë do të rikthehet sërish autoriteti i munguar kohët e fundit.

Kjo deklaratë e shefit të diplomacise greke u bë gjatë ceremonisë së marrjes se Ministrisë, prej ish-ministrit, Petros Molivjatis. Në fjalen e tij dhe tepër i mallëngjyer, Petros Molivjatis vlerësoi figurën e ministrit të ri të jashtëm së Greqisë.

Ai e quajti zotin Avramopulos nje diplomat ambicioz dhe me vizion te qarte pro europian, nje njeri qe i ka sherbyer vendit ne shume detyra.

“Me vjen mire qe ne krye te kesaj ministrie vjen zoti Avramopulos.Nje diplomat i njohur, plot ekperience qe i ka sherbyer vendit ne shume poste. Zoti minister,keni perpara shume sfida, te cilat jam i bindur se do t’i kaloni me sukses”, tha Petro Moliviatis, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë.

Vete zoti Avramopulos deklaroi se Greqia ka perpara shume sfida, te cilat do t’i kaloje fale ndihmes se stafit te kesaj ministrie.

“Ne kete moment te veshtire qe po kalon vendi, marr persiper te drejtoj Ministrine e Jashtme. Jam i ndergjegjshem per veshtiresite dhe problemet qe po kalon Greqia, ndaj dua t’i garantoj greket se ministria jone do te beje te pa munduren te riktheje autoritetin dhe prestigjin e vendit helen ne bote. Duket bashkim kombetar me qellim gjetjen e zgjidhjeve per çeshtjet e Greqise ne bote. Kemi sfida perballe.Duhet te mbrojme interesat kombetare ne bote dhe te qendrojme prane Qipros, motres sone”, tha Avramopulos.

Ne vazhdim, ministri i ri i Jashtem i Greqise deklaroi, se fillon menjehere punen per riformatimin e strukturave te kesaj Ministrie.

Top Channel