Kryeministri grek Samaras është shtruar në spital për shkak të një problemi me sytë.

Sipas njoftimeve nga spitali, kryeministri i ri grek ka një problem me retinën e syrit, ndaj të shtunën do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Burime qeveritare thane se situata shendetesore e kryeministrit nuk konsiderohet e rrezikshme.Demtimi ne sy ishte verifikuar qe prej nje muaji,por programi i ngjeshur i fushates zgjedhore dhe zhvillimet politike ne vend, nuk e lejuan te kryeje nderhyrjen kirurgjikale.Mesohet se kryeministri ka bere dhe ndryshimet e nevojshme te programit te tij per fillimjaven e ardhshme.

Vetëm disa orë pasi u bë i njohur lajmi se kryeministri Samaras do i nënshtrohet një trajtimi në syrin e tij të djathtë për problem të retinës, mësohet se edhe ministri grek i financave është shtruar urgjent në spitalin privat Hygeia.

Vasilis Rapanos ka shfaqur temperaturë të lartë ndërsa ndodhej në zyrën e tij. Sipas burimeve spitalore ai ndiqet taktikisht nga personeli dhe po i bëhen analiza të ndryshme pasi ka shfaqur edhe dhimbje barku.

Në mediat greke qarkulluan edhe zëra se ka pasur një episod ku ka humbur ndjenjat, por ky lajm nuk konfirmohet.

Top Channel