Një atentat, si në filmat italianë ka ndodhur në qendër të Beogradit, ku
është vrarë biznesmeni kontrovers, Boshko Raicevic, nga Mali i Zi.

Burimet jozyrtare kanë bërë të ditur se Raicevic, i njohur për lidhje me biznesmen të ndryshëm dhe politikan nga Seria dhe Mali i Zi, ka qenë në makinë kur një person tjetër ka futur një bombë në xhamin e saj.

Policia ka konfirmuar se një person ka vdekur, ndërkaq një tjetër është plagosur dhe dy makina kanë shpërthyer gjatë kësaj ngjarje. Dëshmitarët kanë thënë se nga fuqia e shpërthimit janë thyer edhe xhamat e pallateve për rreth.Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e hetuesisë, ndërsa rrugët janë bllokuar

Raicevic, ka qenë i njohur, pasi kundër tij është organizuar një atentat tjetër dy vjet më parë, ndërsa me origjinë është nga Kosova.

Top Channel