Si rrallë ndonjëherë kohët e fundit, Parlamenti miratoi me unanimitet një projektligj që kërkon një shumicë të thjeshtë.

Ky ishte ligji për arsimin. Sipas drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, p/ligji përmbush standartet e kërkuara.

”Ajo që ka vlerë të theksohet nuk është numri i neneve të ndryshuar, në total 41, nga 72 që ka projekti, por çështjet mbi të cilat u ngrit një vizion dhe standart. Që e bënë ligjin të afrueshëm me ato vende ku ne duam të integrohemi”, tha kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj.

”Zyrtarët e Ministrisë kanë qenë të hapur për bisedime dhe për të përmirësuar këtë ligj, duke bërë që në thelb ai të jetë një prej ligjeve më të mira të hartuara për arsimin në Shqipëri”, deklaroi zëvendëskryetari, deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku.

Në fund ligji mori 116 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Arsimi, akuzat e opozitës

Por, pavarësisht frymës konsensuale që karakterizoi miratimin e këtij projektligji diskutimet e gjata në seancë u karakterizuan edhe nga debate e akuza, sidomos në lidhje me altertekstin apo përdorimin e fondeve për bibliotekat.

”Për 2009-10, shtëpia botuese 55 ka furnizuar më shumë se gjysmat e veprave në bibliotekat e Elbasanit dhe Korçës. Janë libra me autor Fahri Balliun, librai si “Panteoni i Zi”, “Zonja e zezë Nexhmia Hoxha”, “Berisha përmes kasandrave”. Po mir o Zoti Ministër, a do t’ia jepje fëmijëve të tu këto libra për t’i lexuar”, deklaroi deputeti socialist, Erjon Braçe.

Nga ana e tij, ministri Tafaj u mbrojt duke vënë në dukje faktin se “janë mbi 22 ente botuese që janë në tregun e librit shkollor. Është një fond që është fituar nga mbi 30 ente botuese ai i bibliotekave”.

Deputeti Taulant Balla akuzoi këshilltarin e kryeministrit Berisha, Bardhyl Musai se në kuadër të teksteve alternative, i është imponuar shkollave për të blerë librin e matematikës ku ai është bashkaautor, libër që për më tepër është publikuar nga shtëpia botuese e tij. Por, debati degradoi kur kryetarja e kuvendit Topalli pas një shakaje me librin e Edi Ramës, lëshoi një sfidë publike për deputetët socialistë.

”Më sillni Kurban e Ramës në Parlament”, deklaroi Zonja Topalli, me doza ironie.

”Të nderuar kolegë, i kërkova Jozefinës doktoraturën e saj, por nuk rezulton asnjë kopie e padjegur. Dhe mirë ka bërë, sepse me të gjitha këto doktoratura fallso që kemi dëgjuar së fundmi, edhe e saja atë përmbajtje ka”, replikoi Balla, nga foltorja e Kuvendit.

”Atëherë nuk i kërkoj të gjithë deputetëve të Parlamentit që të sjellin këto mesataren e gjimnazit, të diplomës së universitetit dhe hiq 3-4 persona, pastaj do të shohim gjëra me të vërtetë të pabesueshme, përfshi Zotin Balla, që e ka mesataren 5 a 6”, u kundërpërgjigj Topalli.

Deputeti Balla nuk e ka këtë koment që të kalonte në heshtje, duke u përgjigjur: “Shansi i keq ty që qëllove me mua sepse po e pate ti mesataren më të mirë se unë, unë e lëshoj mandatin tim si deputet. Unë s’kam mbaruar institutin e orizit si ty, por një universitet ndërkombëtar dhe e kam mbaruar me të gjitha dhjeta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA