Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Robert Cooper, gjatë vizitës së tij në Serbi, ka bërë thirrje për zbatim të marrëveshjeve me Kosovën të arritura në bisedime deri më tani.

Cooper ka thënë se duhet të ekzistoj një besim i mirë se këto marrëveshje do të zbatohen. Pala serbe ka pritur që të kuptoj më shumë për zbatimin e marrëveshjeve pasi ka pasur konflikte rreth interpretimit të marrëveshjeve të arritura, e sidomos akuza nga Borko Stefanovic, kryesuesi i deritanishëm i delegacionit serb.

Përfaqësuesi i BE-së, është takuar me këshilltarin e presidentit Tomisllav Nikollic, Marko Gjuric, i cili ka theksuar se Serbia dëshiron të dijë dinamikën dhe mënyrën se si Brukseli i sheh bisedimet.

Ndonëse të armiqësuar, Cooper e Stefanovic, pritet të zhvillojnë një takim të veçantë.

Stefanovic, në një konferencë për media në qeveri, ka theksuar se duhet të arrihet një konsensus për faktin që bisedimet do të ngrihen në nivelin e kryeministrit ose presidentit.

Sipas tij, BE-ja nuk ka kërkuar hapjen e një zyrë të Serbisë në Prishtinë, gjë që është spekuluar nga mediat serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA