Grupi i punës së Partisë Socialiste për hartimin e progamit të zhvillimit rural ka organizuar në zonën e Nënshkodrës në komunen Velipojë takimin e radhës me fermerët dhe grupet e interesit.
Partia Socilaiste ka premtuar se do investohet 65 milionë dollarë në bujqësinë e Shkodrës, do të jepen paratë e dëmshpërblimit të përmbytjeve dhe do ndiqet një politikë favorizuese për fermerët duke bërë zero TVSH-në për makineritë bujqësore dhe pesëfishuar fondet për zonat rurale.
Në këtë takim merrnin pjesë fermerë të Nënshkodrës, koordinatori për hartimin e programit, Ilir Beqja, kryetari i këtij grupi pune Agron Duka dhe deputeti i qarkut të Shkodrës, Tomë Doshi.
Agron Duka është shprehur se Partia Socialiste ka plane konkrete për zhvillimin e bujqësisë në zonën e Nënshkodrës.
“Veç atyre që ne kemi planifikuar për programin, po marrim edhe shqetësimet e banorëve, si kostoja e lartë e prodhimeve bujqësore, çmimi i lartë i naftës, fakti që fermerët nuk marrin atë që mbjellim, etj”, ka deklaruar Duka.
“Ky është fillimi i fushatës që PS po përgatit për zgjedhjet e ardhshme për të ardhur në pushtet dhe gjatë fushatës tryeza jonë do të jetë më e detajuar”, ka thënë deputeti Tomë Doshi.
Të pranishmit u shprehën së çmimi i naftës është tre herë më i shtrenjtë se në vitin 2005, në një kohë kur u premtua nga qeveria se nafta do të ishte 40 lekë. Gjithashtu, skema e rimbursimit të TVSH-së nuk është zbatuar.
Prioritetet e PS:
1. Zhvillim i zonave rurale
2. Pesëfishim i fondeve
3. TVSH zero për makineritë bujqësore
4. Ulje e TVSH-së për inputet
5. Heqje e akcizës për karburantet në bujqësi
6. Reformë e legjislacionit për mbështetjen e zonave rurale
Top Channel