DASH: Shqipëria, burim trafikimi

20/06/2012 00:00

Hillary Clinton paraqiti të martën përmes një ceremonie në Departamentin
Amerikan të Shtetit raportin e vitit 2012, mbi trafikimin e personave.

Në dokument bëhet vlerësimi i përpjekjeve të qeverive në mbarë botën për luftën ndaj këtij fenomeni shqetësues. Pjesa qe i takon Shqipërisë, e cilëson atë si vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, përfshi këtu detyrimin e fëmijëve për të lypur.

Viktimat shqiptare, sipas raportit janë objekt i kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit për seks në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Evropën Perëndimore. Shqiperia edhe kete radhe klasifikohet ne Shkallen e Dyte persa i takon trafikimit te qenieve njerezore, nga kater shkalle qe jane gjithsej. E para perfshin shtetet qe i permbahen teresisht standarteve minimale te eliminimit te trafikut.

Viktima te trafikimit nga Greqia dhe Ukraina jane gjetur gjate ketij viti ne Shqiperi. Fëmijët janë shfrytëzuar për seks komercial, lypje të detyruar dhe kriminalitet të detyruar, si vjedhje dhe shpërndarje droge. Edhe vajzat i janë nënshtruar prostitucionit ose punës së detyruar pas martesave me detyrim.

Ka prova,- thuhet në raport,- se burra shqiptarë i janë nënshtruar punës së detyruar në bujqësi në Greqi dhe në vende të tjera fqinje. Qeveria e Shqipërisë, – thotë raporti-  nuk u është përmbajtur plotësisht me standardet minimale për eliminimin e trafikut, megjithatë ajo po bën përpjekje të rëndësishme për këtë qëllim.

Gjatë vitit, qeveria shtoi aftësitë për të identifikuar viktimat e trafikimit, si dhe përdori programin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të mbrojtur një viktimë trafikimi. Raporti rekomandon që Shqipëria të verë në zbatim procedura të reja standarde për identifikimin e viktimave, te shtoje fondet  për organizatat joqeveritare që merren me ndihmën për viktimat si dhe marrjen e masave  për vazhdimin e programit te mbrojtjes se mbrojtjes se dëshmitarëve. Ekzekutivi shqiptar keshillohet gjithashtu të hetojë në mënyrë aktive rreth zyrtarëve që mund të kenë gisht në trafikimin e qënieve njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA