
Britmat e fitores së konservatoreve në zgjedhjet e se dielës në Greqi ua
kanë lënë vendin negociatave te vrullshme ne Greqi dhe kesaj herë
udheheqesit greke duket se kanë rënë dakord shumë shpejt për krijimin e
një qeverie të shpëtimit kombëtar, me pjesëmarrjen e tre partive që
ndodhen me prane programit europian te reformave.
Pas kontakteve të orëve të fundit pritet një takim i tre liderve të Demokracisë së Re, PASOK dhe e Majta Demokratike me presidentin Papulias për t’u konfirmuar dhe zyrtarisht krijimi i qeverisë.
Duket se është rënë gjithashtu dakord për drejtuesin e saj që do të jetë Antonis Samaras, i cili nga ana e tij u ka bërë të dy partnerëve të tij në qeveri, ftese për të marrë postet e zv/kryeministrave.
Në negociatat e deritanishme është folur edhe për postet e ministrive kyce siç janë ato të rendit, shëndetësisë, arsimit, emigracionit, por dhe për reformimin e kushtetutës.
Qytetarët greke shfaqen më të qetë për të nesërmen dhe i janë kthyer normalitetit të përditshëm.
”Jam më i lehtësuar sot. Jo vetëm unë, por një pjesë e madhe e popullit grek ndihet e lehtësuar sot”, shprehet Nikos Metallinos, një biznesmen.
Por, ka edhe një pjesë që shprehen pesimistë se çfarëdolloj qeverie që të krijohet nuk mund të arrijë të reduktojë borxhin kolosal të vendit. “Ajo që ka rëndesi është fakti se dikush duhet t’u shpjegojë zotërinjve të troikës se ky borxh gjigand që ata presin të paguhet nga punëtorët, bujqit dhe bizneset e vogla është diçka e pamundur. Edhe Zoti të zbresë nga lart me te gjithe shenjtoret nuk mund ta realizojë këtë”, shton një qytetar anonim për “Reuters”.
Paralelisht, me procedurat për krijimin e qeverisë, Samaras, Venizellos dhe udhëheqësi i së Majtes Demokratike, Kuvelis, po përgatisin edhe terrenin për krijimin e një grupi qeveritar që do të rinegociojë me partnerë dhe kreditorët, lehtësimin e kushteve të marrëveshjes së huase.
Ishte ky premtim që bëri një masë të madhe njerëzish në zgjedhjet e së dielës, të sjellin përseri në fuqi, konservatoret dhe socialistët, dy parti që udhëheqin vendin për më se tre dekada dhe sipas qytetareve jane fajtorë për gjendjen ekonomike.
Ndaj dhe analistet paralajmerojnë se toleranca ndaj programit të tyre europian dhe reformave nuk do të jetë e gjatë, nese ata humbasin besimin e njerëzve dhe i zhgenjejnë ata përsëri.
Top Channel