Dy granata dore janë hedhur nga banorë të komunitetit serb në kampin e
trupave të KFOR-it në pikën kufitare të Bërnjakut, në Kosovë.
Sipas informacioneve të fundit, nga shpërthimi i një prej granatave një ushtar i KFOR-it ka humbur përkohësisht dëgjimin.
Misioni i NATO-s ka reaguar ndaj ngjarjes, duke dënuar dhunën dhe duke premtuar luftimin “fuqishëm” të saj.
Ndërkohë, pika kufitare numër 31, siç njihet ndryshe pika e Bërnjakut, do të vazhdojë të mbetet e mbyllur deri në një urdhër të dytë.
Situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar në një rrugë pa krye, me serbët që sulmojnë si banorët shqiptarë, ushtarët e KFOR-it dhe policinë e EULEX-it.
Më herët gjatë muajit, një automjet zyrtar, me shenja të dukshme të Policisë së Kosovës, u sulmua me armë zjarri në lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar vazhdon “të përkëdhelë” Beogradin pavarësisht se janë strukturat paralele të udhëhequra prej tij që kryejnë sulmet dhe destabilizojnë situatën.
Gjithashtu, edhe thirrjet e vazhdueshme të zyrtarëve të BE-së që Serbia të punojë dhe të arrijë progres me Kosovën duket se po shpërfillen nga qeveria serbe dhe Brukseli nuk merr asnjë masë ndëshkuese.
Një tjetër element që ka acaruar palët në veri është dhe hapja e Zyrës Administrative të qeverisë së Kosovës, për të menaxhuar fondet e parashikuara
Top Channel