Ekspozita në Prishtinë për masakrat në luftën e Kosovës, reagon Prokuroria Speciale: Materiali do i nënshtrohet një vlerësimi të detajuar nëse…
Vende të caktuara të Bashkimit Evropian kanë pranuar në vitin 2011
kërkesat për azil të mbi 830 personave nga Kosova, të cilët kanë fituar
statusin e mbrojtjes deri në vendimin final.
Kështu thonë të dhënat e fundit të institutit evropian të statistikave, EUROSTAT, të cilave u referohet “REL” në edicionin e saj online.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2011 në Francë u është dhënë statusi i mbrojtjes 820 kosovarëve, ndërsa në Luksemburg 15 kosovarëve të tjerë.
Në tërësi, vitin e kaluar vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë pranuar 84.100 kërkesa për azil, nga të cilat 14.400 janë bërë në Britaninë e Madhe, 13 mijë në Gjermani, nga 10 mijë në Suedi dhe Francë, etj.
Shumica e azilkërkuesve, sipas të dhënave të EUROSTAT, vijnë nga Afganistani, plot 13.300 persona, të ndjekur nga irakenët me 9 mijë dhe somalezët me 8.900 kërkesa për azil.
Një ditë më parë, ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi deklaroi se kërkesat e shumta për azil në vendet e BE-së mund të rrezikojnë liberalizimin e vizave mes vendeve të zonës Schengen dhe Kosovës.
“Armiku më i madh i liberalizimit do të jetë nëse edhe më tutje qytetarët e Kosovës do të keqpërdoren nga agjenci të ndryshme duke iu premtuar azil”, deklaroi Rexhepi.
Top Channel