Një nder figurat kryesore që vuri themelet e historisë së re të shtetit të Kosovës ish kryeministri i Britanisë së madhe Tony Blair vizitoi Kosovën.
Me të arritur në Prishtinë, z.Blair ishte ne shkollën fillore “Elena Gjika.
Gjatë kësaj vizite me nxënësit ku u promovua edhe Fondacionit “Tony Blair Faith Foundation”, z. Blair u shpreh i kënaqur me anglishten e nxënësve të cilët më shumë kureshtje e pyet atë lidhur me procesin e liberalizimit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të nxënëse ai foli rreth rëndësisë së udhëtimit i cili tha se, procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të shkojë hap pas hapi dhe se merr kohë.
“Me të vërtet dua ta shoh se si do të ndodhë kjo, por e dimë se duhet të shkojmë hap pas hapi dhe se kjo merr kohë. Nëse e krahasojmë gjendjen që jemi tani me atë para 10 viteve, mund të shohim se kemi bërë shumë rrugë. E di se sa më shumë që udhëtojnë njerëzit dhe i shohin pjesët tjera të botës është aq më mirë. Pra të shpresojmë që të ndodhë kjo sa më shpejt. Po punojmë në këtë drejtim së bashku” tha ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
Bler tha se, janë bërë shumë ndryshime në vend mirëpo ai kërkoi punë dhe angazhim më të madh në zhvillimin ekonomik.
“Ka ende shume punë për të bërë. Por e përshkruaj si punë që po bëhet. Për shkak të historisë do të duhet kohë, por ka një dëshirë të madhe brenda BE-së që Ballkani të jetë stabil dhe brenda BE-së. Është e vështirë por besoj se do të arrihet. Sa i përket cështjes së veriut zgjidhja e këtij problemi nuk është në duart tuaja. Bëni atë çfarë mund të bëni por, leni të tjerët të bëjnë atë që do të bëjnë. Aq më i fortë që të bëhet shteti, aq më i lehtë do të bëhet zgjidhja e këtij problemi”, tha Tony Blair, ish-kryeministri britanik.
Tony Blair si përfaqësues i organizatës “Tony Blair Faith Foundation” bashkë me ministrin e arsimit, rektorin e UP-së dhe me përfaqësuesin e AUK-ut nënshkruan memorandume bashkëpunimi me të cilat do të zbatohet hapja e programit të Fondacionit të shkollave globale “Përballë Besimit” në shkollat e Kosovës.
Bler zhvilloi edhe një ligjëratë në Universitetin e Prishtinës ku deklaroi se, ndihet krenar që së bashku me të tjerët ka bërë atë që ka mundur për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë. Sipas tij, Kosova do ta zë një vend edhe përkundër asaj që është vështirë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në OKB.
Në pjesën më të madhe të ligjëratës, me temë “Besimin dhe Globalizimi në botën moderne”, Blair u fokusua te marrëveshja e bashkëpunimit në mes fondacionit të krijuar nga ai dhe Ministrisë së Arsimit. Sipas tij qëllimi kryesor i fondacionit është që të gjithë nxënësit të kuptojmë se secila fe nuk është armiqësore, por paqësore.
Top Channel