Ish-senatori zviceran Dick Marty nuk do të dëshmojë të hënën e ardhshme në rastin “Medicus”, edhe pse atij i ishte bërë ftesa muaj më parë nga trupi gjykuese i këtij rasti.
Gjykata e qarkut në Pistinë nuk ka dhënë sqarim pse senatori zviceran nuk ka ardhur e as pse nuk do ta japë dëshminë as përmes video-konferencës.
Marty u thirr si dëshmitar në rastin “Medicus” pas kërkesës se prokurorit Jonathan Ratel, i cili tha më herët se: “Unë i kam të gjitha arsyet që të besoj se Marty ka në dorë evidencën për këtë rast”. Por, Ratel ka thënë sot se Marty mund të dëshmojë në muajin shtator.
Mbrojtja ka kundërshtuar dëshminë e Dick Marty, pasi, sipas saj, senatori zviceran kishte lëshuar një deklaratë politike me të cilën sulmoi tërë Kosovën dhe shqiptarët, duke u bazuar vetëm në thashetheme.
Për më tepër, dëshmia e Marty do t’ia ndërronte tërësisht natyrën këtij gjykimi nga penal në politik.
Top Channel