Tiranë, eksploziv në makinën e policit

17/06/2012 09:00

Një sasi ekplozivi u vendos poshtë automjetit të policit Edvin Zhupa, i cili ishte parkuar vetëm një metër larg murit rrethues të komisarit dy në Tiranë.

Shpërthimi i fortë tronditi banorët e rrugës Muhamet Gjollesha në Tiranë.

Era e fitilit zjarrpërcjellës u ndje nga ana e oficerevë të grupit të drejtimit të komisariatit numër dy, që kanë dhënë  alarmin se në afersi të tyre ishte vendosur ekploziv.

Patrullat e policisë mberritën shpejt pranë vendit të ngjarjes, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve në atë zonë, por e kanë patur të pamundur ndërhyrjen për heqjen e eksplozivit.

Në momentin që policia po rrethonte vendin e ngjarjes ka ndodhur edhe shpërthimi, ku fatmirësisht dy prej tyre që kanë qenë afër, kanë shpëtuar për mrekulli, pasi vala e shpërthimit të makines ka qenë në drejtimin tjetër.

Forca të shumta policie kanë mberritur në vendin e ngjarjes duke nisur edhe hetimin. Ndërkohe, punonjesi i policisë Zhupa, që i ishte vendosur eksploziv në makine, ka qenë me shërbim tek Blloku, duke patrulluar.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, pista e vetme që po hetohet është ajo e atentatit për shkak të detyres. Ndërkohë, grupi hetimor dhe specialistet e sektorit antieksploziv kanë sekuestruar të gjitha provat që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe pritet edhe zbardhja e kamerave vëzhguese, të gjithë segmentit rrugor nga Zogu i Zi deri tek “ Vasil Shanto”.

Vetë policia ka të vendosura kamera të saja në këtë segment rrugor, nga e cila shpreson se do të gjejë ndonjë identikit të mundshëm të autorit të kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA