Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës, pasi mëngjesin e së dielës u identifikuan duke transportuar 142 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Katër të rinjtë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ishin duke transportuar lëndën në malin mbi fshatin Lazarat.
Kur ata e kuptuan se ishin vënë në ndjekje, braktisën katër çantat me të cilën kryenin transportin dhe u larguan me shpejtësi.
Forcat e rendit të komisariatit të Gjirokastrës janë vënë në ndjekje të personave që kryenin këtë transport.
Operacioni policor pason atë të ditës së shtunë, kur forca të ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe ato speciale “Delta” kryen një aksion për parandalimin e mbjelljes së lëndës narkotike, ndërsa 53 persona u ndaluan nga policia në hyrje të fshatit.
Top Channel