Shkollimi i tre fëmijëve të familjes Hysa nga Komuna e Kaçanikut është në pikëpyetje. Familja mbahet me punën e dy binjakëve 14-vjeçarë. Pas përfundimit të mësimit të dy fëmijët e familjes shkojnë në mal për të mbledhur e kërpudha. Me shitjen e tyre ata sigurojnë veshmbathjen.

“Mbledh kërpudha tre herë në ditë, i shes dhe bëj parët për shtëpinë. Shkojmë në shkollë, mësojmë nga pak”, thonë binjakët 14-vjeçarë, Garip e Gani.

Kryefamiljaret janë të papunë. Ata thonë se në rast se nuk do të kenë ndonjë asistencë nga komuna e Kaçanikut apo Ministria e Arsimit fëmijët rrezikojnë të ndërpresin shkollimin. Nuk shpresojnë për ndonjë ndryshim në mirëqënien e tyre. Megjithatë ata thonë se do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
 
“Për të votuar kam dalë dhe do të dal, por nuk pres asgjë prej tyre. Të mos votosh është më keq. Ata janë shqiptarë, nuk janë serbë, vota duhet dhënë, pavarësisht se punojnë pak. 70 euro për mua dhe familjen time s’janë asgjë.
 
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Kaçanikut organizohen për shkak se ish-kryetari i kësaj komunë Xhabir Zharku i cili vjen nga PDK-ja, u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua me 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Për më tepër, gjykatesit e kanë gjetur fajtor për veprën penale të detyrimit apo zhvatjes.

Top Channel