Autoritetet greke janë duke luftuar me disa vatra zjarresh që janë përhapur në pyjet pranë Athinës, raportuan mediat helene ditë e dielë.

Më shumë se 150 zjarrëfikëse janë grumbulluar aktualisht për të luftuar zjarrin e nisur që prej ditës së shtunë dhe të favorizuar nga erërat e forta.

Tre punonjës të zjarrëfikëse janë plagosur dhe janë shoqëruar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Zjarri më i fortë është përhapur pranë qytetit të Kerateas, 50 kilometra në jug të Athinës.

Sipas hetimeve paraprake, besohet se ishte një shkëndijë e ardhur nga një kompleks ndërtimi, ajo që shkaktoi zjarrin aksidental.

Katër persona janë arrestuar me akuzën e zjarrvënies nga pakujdesia, ndërsa një azil pleqsh dhe disa fshatra janë evakuar si masë paraprake sigurie.

Sipas mediave greke, ka qenë e vështirë të koordinohet operacioni i forcave të rendit, edhe sepse vëmendja e autoriteteve ka qenë e përqendruar në zgjedhjet parlamentare që po mbahet kudo në vend.

Në vitin 2007, Greqia u detyrua të deklaronte gjendjen e jashtëzakonshme, kur zjarret masive i morën jetën mbi 60 personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA