Dëmtohet ujësjellësi, 50 mijë frymë pa ujë
17/06/2012 11:20
Një shpërthim ka dëmtuar rëndë ujësjellësin që furnizon njëkohësisht disa fshatra në Malësinë e Madhe, duke lënë pa ujë deri 50 mijë persona.
Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së dielë, kur ujësjellësi i ndodhur në fshatin Rjollë u dëmtua nga një sasi eksplozivi.
Burime policore bënë të ditur për “Top-Channel” se tashmë hetimet kanë nisur dhe po punohet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes.
Zyrtarë të ujësjellësit, njëkohësisht kanë konfirmuar se dëmtimi është i rëndë, pasi janë dëmtuar disa prej tubave kryesorë të tij.
Top Channel