Brukseli po ndjek me shumë vemendjen zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, si një sfidë vendimtare per euron dhe të gjithë BE-në.

Bankat qëndrore të shumë vendeve janë në gatishmëri. Planet e emergjencës, ekzistenca e të cilëve u mohua javët e fundit, janë vendosur mbi shume tryeza. “Uoll Strit Xhornëll”, gazeta përtej Atlantikut shkruan: “Bota po përgatitet për sprovën e euros”.

Nëse Greqia braktis monedhën e përbashket dhe rikthen dhrahminë, asgjë nuk do të jetë si më parë. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi do të presë rezultatet në kontakt të vazhdueshëm me Zhan Klod Junker, presidentin e eurogrupit.

Pas mbylljes se kutive te votimit, pritet nga Meksika, ku është mbledhur G20-ta, deklarata e përbashket e presidentit te BE-së, Herman Van Rompuj dhe atij të Komisionit Europian, Zhose Manuel Barroso.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim propozoi: t’i jepet edhe një mundësi tjetër Greqisë për të rinegociuar afatet e planit të shpëtimit prej 130 miliardë euro, nëse vendi do të mbetet në eurozonë.

Nga Gjermania, kancelarja gjermane Angela Merkel u është drejtuar me tonë të forta votuesve greke.

“Ja përse është shumë e rëndësishme që zgjedhjet greke, të cojnë në një rezultat sipas te cilit, ata që do të formojnë qeverinë të thonë: Po do t’u qendrojme besnikë marrëveshjeve. Është pikërisht kjo menyra, sipas të cilës Europa do të ece perpara”, tha Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Ashtu sic parashikohej, zgjedhësit grekë e cilësuan këtë si një ndërhyrje në punët e brendshme. Presidenti i Eurogrupit, Zhan Klod Junker, në një intervistë për të përditshmen austriake Kurier, deklaroi se “dalja e Greqisë nga euro do të sjellë pasoja shkatërruese për eurozonën.

“Nëse e majta radikale do të fitojë”, tha ai, pasojat do të jenë të paparashikuara”.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombetar (FMN), Kristin Lagard propozoi krijimin e “Thesarit europian” një Ministri të përbashkët të Financave.

Shqetësimi i përgjithshëm ka vënë përballë udhëheqësit europianë. Megjithëse në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, Merkel iu referua Holond, kur foli për mungesë besimi mes udhëheqësve të Eurozonës. Vecanërisht kur foli për vonesën e Francës, për të pranuar konceptimin e një “unioni bankar” nën vezhgimin e përforcuar të Brukselit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA