Një granatë është hedhur në oborrin e pasëm të televizionit “Sky” në Athinë. Sipas policisë greke, granata difensive e prodhimit rus, u hodh në oborrin e televizionit mesditën e së dielës, në kohën që pothuaj gjithë ekipi i gazetarëve dhe teknikëve të televizionit është në transmetim direkt të zgjedhjeve parlamentare, të dytat brenda dy muajve.

Policia thotë se granata u hodh në godinen e televizionit nga persona të panjohur të cilët u larguan në drejtim të paditur. Granata ende ndodhet e pa shpërthyer në oborrin e godinës së televizionit, gazetarë të të cilit refuzuan të ndërpresin programin. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa një ekip ekspertësh pritet të kryejë shpërthim të kontrolluar nga casti në cast.

Sipas tyre,sulmi ndaj televizionit,konsiderohet sulm ndaj fjalës së lirë, çka nuk i tremb, por vazhdojnë të pa lëkundur punën për informimimin e shikuesve.

Hedhja e granatës ndaj “Sky”, rrit edhe më shumë tensionin, pikërisht në kohën që më tepër se nëntë milionë grekë janë ftuar të votojnë për qeverinë që do të ketë vendi në një prej dilemave më të mëdha të vendit që prej 1974-ës.

Sulmi u dënua nga të gjitha partitë politike në vend. Ky është sulmi i dytë ndaj këtij televizioni gjatë dy viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA