Obama-Romney, shpalosin planet e kundërta

15/06/2012 03:52

Presidenti amerikan Barak Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney kanë shpalosur vizionet e tyre të ndryshme në Ohajo, për sa i përket përmirësimit të situatës ekonomike.

Obama ka ofruar atë që analistët e quajtën një inkuadrim të dy vizioneve shumë të ndryshme që do të kenë përballë votuesit amerikanë në nëntor.

Nga ana tjetër Romney akuzoi sërish presidentin se ka dështuar për të kryer rimëkëmbjen ekonomike.

Të dy rivalët do të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet e presidenciale të nëntorit.

Fjalimet erdhën nga “shesh beteja” e Ohajos ku në të shkuarën asnjë president republikan nuk ka arritur të fitojë postin në Shtëpinë e Bardhë pa këtë shtet, në të cilin Obama fitoi me 5 për qind në vitin 2008.

Sondazhet e fundit tregojnë se rezultati mes dy rivalëve është mjaft i ngushtë, për këtë analistët thonë se 18 votat elektorale të Ohajos janë jetësore në zgjedhjet e ardhshme për të konkretizuar qëllimin për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara katër vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA