Egjipt, reagim i ashpër i Vëllazërisë Myslimane

15/06/2012 00:00

Zemerimi i Vëllazërisë Myslimane në Egjipt sa vjen e shtohet pas
vendimit të Gjykatës së Lartë për shpërbërjen e Parlamentit me
arsyetimin se një te tretat e vendeve te tij ishin te paligjshme, cka
permbys praktikisht te gjithe procesin zgjedhor te vitit te kaluar.

Grupimi, qe kishte siguruar 46 vende ne parlament nga te parat votime te lira e te ndershme prej dekadash te tera, siç u cilesuan zgjedhjet parlamentare, paralajmeron per “dite te rrezikshme perpara”, nese pushteti rikthehet ne duart e personave te lidhur me regjimin e vjeter. Kandidati i Vellazerise Myslimane, Mohammed Muris perballet me kryeministrin e fundit te periudhes se Mubarakut, Ahmed Shafik, ne garen per postin e kreut te shtetit.

Vendimi i Gjykates se Larte e ka zhytur egjiptin ne kaos. Shpallja e zgjedhje parlamantare jo kushtetuese ia kalon pushtetin Keshillit Suprem te Forcave te Armatosura, detyra e te cilit ishte mbikëqyrja e tranzicionit te egjiptit pas rrezimit te presidentit Hosni Mubarak Shkurtin e vitit 2011.

E njejta gjykate vendosi t`i lejoje Shafik-ut kandidimin per president, edhe pse ai shihet si figure e kastes se vjeter politike, zgjedhja e te cilit do te perbente nje turp per revolucionin. Anetaret e gjykates, te caktuar ne kohen e Mubarakut, pritej te vendosnin se disa momente te zgjedhjeve kishin qene ilegjitime, por ata shkuan me larg se kaq duke urdheruar riperseritjen e plote te tyre. Me qindra protestues dolen ne sheshin Tahrir pas shpalljes se vendimit te enjten, megjithate se cili eshte niveli real i zemerimit te njerezve, kjo pritet te shihet pas lutjeve te se premtes, kur zakonisht mbahen edhe demonstratat me te medha. Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Klinton reagoi ndaj situate se krijuar ne vend, duke thene se per Egjiptin nuk mund te kete kthim mbrapa.

Top Channel