Zona “Schengen” ndan PE me KE

14/06/2012 19:00

Parlamenti Europian ngriu bisedimet me qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi pesë projektligje, si shenjë proteste ndaj reduktimit të kompetencave të PE-së në lidhje me kontrollohet kufitare dhe detaje të tjera të marrëveshjes Schengen.

Këshilli Europian, i cili përfshin 27 vende anëtare, i hoqi të drejtën Parlamentit që të vendosë për aplikimin apo jo të lëvizjes së lirë brenda Schengen.

Në të ardhmen, qeveritë kombëtare do të kenë më shumë komptenca në lidhje me lëvizjen e lirë në vendin e tyre, ndërsa europarlamentarët do të kenë vetëm një rol këshillues në lidhje me këtë çështje.

Pas një debati të ndezur ditën e martë, liderat e ndryshëm vendosën të bllokojnë pesë projektligjet e lidhur me sigurinë kufitare.

Ndërsa bëri të njohur vendimin për këtë pezullim, kryetari i Parlamentit Europian, gjermani Martin Schultz, deklaroi se kjo situatë është e paprecedent në 18 vitet që ai ka shërbyer si eurodeputet.

Francezi Joseph Daul, i cili udhëheq grupin politik më të madh brenda Parlamentit, atë të Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë, fajësoi Danimarkën, vendin që ka presidencën aktuale të KE-së, për këtë “degradim” të marrëveshjes Schengen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA