Spiropali: Vizioni ynë për FRESSH

14/06/2012 19:20

Forumi Eurosocialist i PS, në dy vitet e ardhëshme do të drejtohet nga Elisa Spiropali, për të cilën votuan delegatët në kongresin e këtij forumi të rëndësishëm të opozitës.

Zonjusha Spiropali, në një intervistë për “Top-Channel” shpjegon se çfarë do të thotë për të ky votëbesim për të drejtuar FRESSH.

”Së pari dua të them që fushata ka krijuar shumë emocion, jo vetëm në sallë, por edhe midis ne garuesve. Me mijëra të rinj kanë dëgjuar platforma dhe kanë parë me sytë e tyre se si ata nuk janë aty për të mbushur radhët, por janë ideues dhe frymëzues të ndryshimi të vërtetë në këtë vend. Rizgjedhja në kongres pa dyshim që më ka bërë të lumtur, pasi tregon se idetë dhe puna ime është vlerësuar nga delegatët e pranishëm”.

Por, cilat janë objektivat e Elisa Spiripalit në drejtimin e FRESSH? “Përparësia kryesore është që FRESSH të bëhet një front gjigant, progresist, i rilindje kombëtare në vend. Të jetë në ballë të Partisë Socialiste përsa i përket motorit të ndryshimit. FRESSH duhet të jetë në ballë të çdo reforme jo vetëm politike, por edhe sociale apo kulturore. Në platformën time, përveç këtij qëllimi, që është fryma e përgjithshme e forumit, parashikohen edhe struktura që duhet të jenë të mirëpërcaktuara”.

Kryetarja e re e FRESSH, nëpërmjet intervistës së saj në “TCH”, përgënjeshtroi zërat për probleme gjatë procesit të votimit

”Gara e FRESSH ka qenë shumë e bukur për t’u prishur nga thashethemet e gazetave e televizioneve që kanë qenë shpesh herë jo dashamirëse përballë nesh”.

FRESSH është themeluar më 15 janar të vitit 1992 nga një grup të rinjsh.
Qellimi i themelit të kësaj organizate ishte afrimi i Shqipërisë me mentalitetin dhe konceptin europian të demokracisë dhe shtetbërjes, si dhe me idetë më të ndritura të socialdemokracisë europiane. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA