
" /> ">
Bilanci i konfliktit 15 mujor ne Siri numeron mbi 14.400 të vrarë. Rami
Abdel Rahman, drejtori i Observatorit Sirian per te Drejtat e Njeriut-
me qender ne Londer- raportoi se “nga marsi i 2011 u vrane 14.476
persona, mes te cileve 10 117 civile, 3552 ushtare dhe 807 dezertore”.
Sipas tij nga 13 maji i ketij viti deri te merkuren u vrane 2302
persona, 1445 civile, 96 disidente dhe 751 ushtare.
Të enjten, vëzhguesit e Kombeve te Bashkuara munden te hyjne ne qyteti Hafa, prej tetë ditësh nën bombardime. Zëdhënësja e misionit, Susan Gosheh -permes e-mailit – shpjegoi se karvani i makinave te vezhguesve ka hyre ne perendim te Sirise, pasi perleshjet e armatosura i detyruan te largoheshin nga qyteti.
Fotografi i Reuters-it qe po udheton me ta- e pershkroi te shkrete Hafa-n, ku shumica e ndertesave jane te shkrumbuara nga bombardimet.Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun tha se eshte shume e rendesishme qe monitoruesit te hynin ne kete qytet. Me heret gjate javes, i derguari i OKB-se dhe Liges Arabe, Kofi Anan foli per banoret e bllokuar ne qytet, ndersa Shtetet e Bashkuara nenvizuan mundesine e nje masakre te mundshme ne Hafa.
Pasi OKB leshoi alarmin per perdorimin e femijeve si mburoje njerezore, madje se ata ishin perdhunuar, torturuar dhe ekzekutuar, vjen edhe denoncimi i Emnisti International. “Rregjimi I Damaskut qe vepron me nje sistem hakmarrjeje kunder komuniteteve te dyshuara ne mbrojtje te kryengritesve, po kryen krime kunder njerezimit- shkruhet ne raportin e saj”.
Kjo organizate kerkon veprimin e shpejt dhe te vendosur te bashkesise nderkombetare. Dokumenti flet per ushtaret dhe milicine Al Shabiha qe u kane vene flaken shtepive dhe vrau barbarisht njerez te pafajshem ne zonat e banuara. Emnisti akuzon rregjimin se “ka torturuar sistematikisht te gjithe te arrestuarit, te semure apo te moshuar”.
Top Channel