Një incident automobilistik është filmuar si rallë herë. Pamjet e xhiruara në Kaliforni tregojnë se si një makinë rrit shpejtësinë dhe godet një 20 vjecar që ishte duke ecur normalisht.
Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit që mendohet se përplasi qëllimisht një kalimtar në kohën kur po ecte në rrugë së bashku me të vëllain.
Si rallëherë incidenti është filmuar nga kamerat e sigurisë. 20-vjecari ishte duke kaluar normalisht kur një Mitsubishi Galant me xhama të errët shton shpejtësi dhe e godet qëllimisht duke e hedhur tej. Viktima e incidentit u dërgua menjherë në spital ku u pa se plagët nuk ishin të rënda.
Policia është vënë në kërkim të makinës, ndërsa 700 persona kanë humbur jetën këtë vit në SHBA si pasojë e përplasjeve të tilla teksa drejtuesit e mjeteve janë larguar pa iu dhënë ndihmën e pare te aksidentuarve.
Top Channel