SHBA, agjentë në aeroportet e huaja

14/06/2012 00:00

Shtetet e Bashkuara po përforcojnë sigurinë në aeroportet ndërkombëtare të huaja, me synimin për të bërë më të forta linjat e mbrojtjes nga terrorizmi.

Në këtë plan, që parashikon vendosjen e agjentëve amerikanë në vende të huaja, përfshihen 14 aeroporte, bëjnë të ditur mediat amerikane online.

Por, operacioni nuk duket aspak i lehtë, sepse Uashingtoni duhet të bjerë dakord me shumë vende për të vendosur agjentët e tij.

Kjo, pasi agjentët mbajnë armë dhe mund të vendosin ndalimin e pasagjerëve të dyshuar pavarësisht se ndodhen në territor të huaj.

Plani, sipas mediave amerikane, do t’i kushtojë qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të paktën 115 miionë dollarë në vit.

Top Channel