Gjykata e Lartë e Libisë shfuqizoi një ligj që kriminalizonte glorifikimin e ish-liderit Muammar Gaddafi, regjimit, ideve dhe djemve të tij.
Gjykata vlerësoi se se neni 37 i kushtetutës, i miratuar nga qeveria e përkohshme në muajin maj, ishte anti-kushtetues.
Disa këshilla për të drejtat e njeriut në vend, grupe të shoqërisë civile e disa organizata ndërkombëtare apeluan kundër ligjit në fjalë.
Nëse ligji do të hynte në fuqi, vlerësimi apo glorifikimi i regjimit e vetë diktatorit do të ishte i ndëshkueshëm me burgim.
Ndonëse në ligj nuk ishte parashikuar masa e dënimit, ndërtimi i Kodit Penal Libian do të bënte që dënimi të varionte nga 3-15 vjet burg.
Sipas korrespondentit të “BBC”-së në Tripoli, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një rast i rrallë paanshmërie e sistemit të drejtësisë në vend.
Top Channel