Policia gjermane lëshoi një operacion kombëtar që vendosi në shënjestër disa eksponentë radikalë islamikë, me dyshimin se kërcënonin rendin publik.
Shtëpitë e disa dhjetëra salafistëve të dyshuar u bastisën të enjten në shtatë shtete, përfshi Bavari, Berlin, Rinin e Veriut dhe Vestfali.
Disa arrestime gjithashtu u realizuan, ndërsa një grup i quajtur “Millatu Ibrahim”, me qendër në Solingen, është shpallur i jashtëligjshëm.
Operacioni policor erdhi pas përleshjes së policisë dhe disa radikalëve më parë gjatë javës.
Sipas autoriteteve gjermane, qëllimi i salafistëve është të formojnë një kalifat sunit islamik, i cili kundërshton demokracitë perëndimore.
Besohet se grupime të ndryshme të fshehta janë përpjekur të rekrutojnë mbështetës, nëpërmjet shpërndarjes së Kuranëve falas.
Sipas televizionit shtetëror “ARD”, në të gjithë Gjermaninë llogaritet të jenë rreth 4 mijë muslimanë radikalë.
Top Channel