Kryeministri Sali Berisha u vizitua në mbrëmje në Senatoriumin e Tiranës
Prej ditësh shefi i qeverisë është prekur nga virozat e stinës dhe për këtë arsye ka anulluar axhendën e tij gjatë 48 orëve të fundit.
Mësohet se kryeministri është vizituar dhe konsultuar me mjekët e Senatoriumit edhe për shkak të një ftohje të vjeter, vizitë që thuhet se ishte lënë ditë më parë, por u realizua vetëm të enjten.
Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe qëndrimi rreth 30 minutësh në Senatorium shtoi prezencën e gardës dhe policisë në zonë.
Prej së martës, kur edhe ka qenë dalja e fundit publike, Kryeministri ka anulluar pjesëmarjen në të gjitha aktivitetet.
Edhe dje nuk u realizua mbledhja e përjavshme e qeverisë, ndërsa sot Berisha nuk ishte prezent në një aktivitet të Ambasadës Amerikane dhe më tej, në seancën e Parlamentit.
Top Channel