Një gjykatë ushtarake dënoi në mungesë me 20 vjet burg ish-presidentin e
Tunizisë, Zine Al Abidine Ben Ali për nxitje të dhunës dhe vrasje.
Ngjarja lidhet me incidentet ne qytetin Uardanine, janarin e kaluar, ku pese persona u qelluan per vdekje, ndersa po pengonin nipin e presidentit te ikte nga Tunizia. Mbi 75-vjeçarin, Ben Ali rendojne edhe akuza te tjera, per korrupsion, posedim lendesh narkotike dhe armesh.
Gjyqi u zhvillua ndersa qeveria po kerkon te shtype perleshjet ne te gjithe vendin. Ben Ali ndodhet aktualisht ne Arabine Saudite, ku bashke me te shoqen- gjeti strehe- ne Janar te vitit 2011, kur vendi per disa jave ziente nga protestat kunder regjimit te tij 20-vjeçar. Pavaresisht kerkeses nga qeveria tuniziane per ekstradimin e e Ben Ali, sauditet kane refuzuar ta kthejne ne atdhe.
Top Channel