Jemen, ushtria rimerr kontrollin e jugut
13/06/2012 00:00
Ushtria jemenase ka rimarrë kontrollin e jugut të vendit pas 2 javësh përleshje të ashpra me milicinë rebele të grupeve të lidhur me Al Kaedan.
Grupet e armatosura terroriste morën kontrollin në qytetet jugore të Jemenit një vit më parë duke përfituar nga situata e rënduar e krijuar nga prostat popullore për largimin e ish-presidentit Abdullah Saleh.
Përleshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar 26 të vdekur mes të cilëve 20 anëtarë të milicisë.
Top Channel