Irak, sulme me bomba, 62 viktima

13/06/2012 08:00

Një seri sulmesh me bomba në Hila dhe Bagdad të Irakut kanë shkaktuar 62 viktima dhe disa të plagosur.

Sipas BBC, dy makina me eksploziv shpërthyen pranë një restoranti në Hila. Makina e parë vrau 6 persona dhe plagosi 20 të tjerë. Një shpërthim i dytë disa minuta më vonë vrau 7.

Kryeqyteti Bagdad është goditur me 7 bomba sipas Ministrisë së Brendshme të Irakut. Shumica e viktimave ishin pelegrinë Shia të mbledhur për një festë fetare.

Ditët e fundit ka pasur një valë sulmesh ndaj komunitetit Shiitë. Të dielën u vranë 4 besimtarë në një faltore të Bagdatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA