“Spanja s’është Uganda”

13/06/2012 16:10

Në kulmin e bisedimeve për kushtet e marrjes së huasë mbi 100 miliard euro nga vendet e Bashkimit Europian, kryeministri spanjoll, Rajoy i dërgon një mesazh Ministrit të Financave, që nënkuptonte negociim të fortë për zbutjen e kushteve të huamarrjes.

“Ne jemi ekonomia e katërt më e fuqishme në Europë, Spanja s’është Uganda”, shkruhej në mesazh. Kjo shkaktoi protesta nga zyrtarët e vendet afrikan, që si për “t’u barazuar, apo edhe lënë pas Spanjën”, kanë paraqitur suksesin e tyre ekonomik.

BBC, nisur nga statuset e shumta në rrjetet sociale në internet ka shkuar më tej, duke krahasuar me shifra dy vendet, duke arritur në përfundimin se mes Spanjës dhe Ugandës, “nuk ka ndonjë ndryshim të madh”

Popullsia e Spanjës, 46.5 milion banorë, Uganda 33.8 milion; sipërfaqja, Spanja 505.988 kilometra/katrorë, Uganda 241.038 kilometër/katrorë; Papunësia, Spanja 24 përqind, Uganda 4.2 përqind; Eksportet kryesore Spanja makineri, produkte agrikulturë dhe verë, Uganda kafe, peshk, caj, duhan, pambuk, misër; Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (2010) Spanja -0.1 përqind, Uganda 5.2 përqind.

Niveli i papunësisë dhe recesioni janë problemet kryesore që has sot ekonomia spanjolle, ndryshe nga ajo e Ugandas dhe e vendeve afrikane në përgjithësi. Diferenca mbetet tek pagat, ku në Spanjë paga mesatare vjetore shkon mbi 30 mijë dollarë, ndërsa në Uganda vetëm 1250 dollarë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta