Francë, tre arabosaudite ndalohen në aeroport

12/06/2012 20:40

Tre arabosaudite nuk u lejuan që të hynin në Francë, pasi refuzuan që të hiqnin perçet në mbërritjen e tyre në aeroportin “Charles des Gaulles”, në Paris.

Një ligj i hyrë në fuqi në vitin 2011 e ka bërë të paligjshme mbulimin e fytyrës për çfarë do arsye në ambientet publike.

Një zyrtar i doganës i kërkoi grave që të hiqnin perçen pasi mbërritën nga Doha, por pasi ato nuk pranuan që ta bënin këtë, iu anullua viza për hyrjen në Francë.

Pasi kaluan një natë në vend, ato u vendosën në një avion për në Doha dhe u rikthyen në Katar.

Zyrtari i policisë foli në kusht anonimati, pasi nuk ishte i autorizuar të komentonte këtë ngjarje.

Kundërshtarë të ligjit kanë kritikuar ashpër Francën për këtë nismë, që sipas tyre kufizon lirinë e besimit.

Franca është vendi i parë që nxorri të jashtëligjshme mbajtjen e perçes. Belgjika dhe Holanda kanë aplikuar që prej atëherë një legjislacion të ngjashëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA