BE, “unifikimi” bankar nis në 2013-n

12/06/2012 15:10

Një mekanizëm unik që do të mbikqyrë njëkohësisht bankat në të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të jetë gati duke nisur që nga viti 2013, informoi të martën Komisioni Europian.

Një ligj i ri kontradiktor, për formimin e një fondi rezervë për bankat dhe institucionet financiare nëpërmjet një takse të re për qytetarët gjithashtu është planifikuar të zbatohet duke nisur nga viti i ardhshëm.

Propozimi i BE-së parashikon formimin e depozitave të mjaftueshme për të mbrojtur kursimet në rastin e një kolapsi.

Megjithatë, projekti nuk ka gjetur një mbështetje unanime, pasi Britania e Madhe ka bërë të qartë se nuk do të firmosë këtë marrëveshje, duke argumentuar se ajo duhet të zbatohet vetëm për vendet anëtare të BE-së.

Projektet për ligjin e ri dhe mekanizmin mbrojtës për bankat pritet të diskutohen dhe të miratohen në mbledhjen e Këshillit të Europës, në datat 28 dhe 29 qershor, në Bruksel.

Në një deklaratë të mëparshme, presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso, është shprehur se është e domosdoshme që projekti të vihet në zbatim sa më herët, pasi ai është thelbësor për të “forcuar themelet e euros”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA