Artan Hoxha, kandidati zyrtar i maxhorancës për President u tërhoq nga
gara pak minuta para nisjes së seancës se raundit te katert te votimit
duke e futur procesin ne nje rrjedhe krejt tjeter.

Ndryshe nga Xhezair Zaganjori, Artan Hoxha siguroi sot 40 firmat e deputeteve qe e zyrtarizuan ate si kandidat per President, por diskutimet qe u hapen gjate paradites ne komisionin e ligjeve per CV-ne e tij duket se e shtyne qe te terhiqej nga gara.

Permes nje deklarate per shtyp zoti Hoxha tha se po perballej me shpifje dhe shantazhe nga eksponente te opozites.

“Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do te mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsensualitetit, madje dhe sot ne mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë Partisë Socialiste, kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe mediave pranë tyre, të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të baltosura në këto 22 vite, përfshirë shpifje dhe shantazhe arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar për të shkuar në favor të zgjidhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë”, thotë Hoxha.

Ne tryezen e se dieles mazhoranca propozoi kater emra per president, Arben Imami, Petraq Milo, Bujar Nishani dhe Artan Hoxha, emra qe ishin konsultuar me pare ne zyren e Kryeministrit mes aleateve te koalicionit.

Top Channel