
Ndërsa në Parlament po punohej për pjesën teknike të zgjedhjes së
Presidentit, kryetarët e partive aleate u mblodhën në zyrën e
Kryeministrit Sali Berisha.
Ata e dinin para te gjitheve se Artan Hoxha ishte terhequr dhe u duhej te merrnin nje vendim. Sali Berisha, Ilir Meta, Shpetim Idrizi dhe Fatmir Mediu per rreth 30 minuta e diskutuan ceshtjen dhe emri i kandidatit tjeter me te cilin do te paraqitet mazhoranca eshte ministri i Brendshem Bujar Nishani. Nje vendim qe e beri publik Astrit Patozi.
Bujar Nishani ishte nje nga 4 emrat qe mazhoranca i kishte ofruar opozites ne bisedimet e mbremjes se te dieles. Nje kandidature politike, qe as nuk ka marre dhe as do te marre konsensusin e opozites. Siç kane rrjedhur ngjarjet keto 4 ditet e fundit, me 2 kandidate per presidente te terhequr, mungesa e konsensusit eshte e vetmja gje e sigurt deri tani.
Top Channel