Tërmet në Turqi, rreth 60 të plagosur
10/06/2012 18:45
Rreth 60 të plagosur është bilanci i një tërmeti me mangnitudë 6.0 të shkallës Rihter që goditi sot provincën mesdhetare të Muglas në Turqi.
Agjencia për menaxhimin e krizave, Afad bëri të ditur se për momentin nuk ka sinjalizime për të vdekur.
Zyrtari përgjegjës për shëndetësinë në zonë, Cihan Teklin theksoi se sipas informacioneve të mbledhura, 59 qytetarë janë paraqitur në spital pas tërmetit, 54 nga të cilët në spitalin e Fatihye.
Turqia bëhet vendi i dytë pas Italisë që goditet nga tërmetet në javët e fundit. Turqia njihet si një vend me aktivitet të lartë sizmik ku vetëm para rreth një dekade një seri tërmetesh në vend shkaktoi qindra viktima dhe dëme të shumta materiale.
Top Channel