Bosi famëkeq i drogës, xhamajkani Christopher “Dudus” Coke është dënuar me 23 vjet burg në Amerikë, që është edhë dënimi maksimal i kërkuar.
Coke, 43 vjeçar, u deklarua fajtor për akuzat për trafikim droge dhe armësh në gusht të vitit 2011.
Një operacion pesë javor për kapjen e tij në vitin 2010, shkaktoi përleshje në kryeqytetin xhamajkan të Kingston, nga të cilat pati edhe të vdekur.
Organizata kriminale e tij, me bazë në Kingston, trafikonte marijuanë, kokainë dhe armë zjarri si dhe gëzonte gjithashtu mbrojtjen e partisë në pushtet në Xhamajka.
Kur Coke u padit së pari në SHBA në vitin 2009, Kryeministri xhamajkan, Bruce Golding fillimisht kundërshtoi ekstradimin e tij, duke argumentuar se ishte i bazuar në dëshmi të mangëta.
Top Channel