Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e tretë të vizitës së tij në Japoni është takuar me homologun japonez, Yoshihiko Noda, me të cilin kanë rënë dakord për një përforcim të lidhjeve ekonomike dhe kulturore midis dy shteteve.

Në njoftimin e Kryeministrisë së Kosovës, përcjellë të premten nga “Telegrafi”, bëhej e ditur se kryeministri Thaçi falënderoi homologun japonez për mbështetjen që i ka dhënë Japonia Kosovës që prej luftës së vitit 1999, ndërsa shprehu solidaritetin e popullit kosovar pas fatkeqësive natyrore që goditën ishujt japonezë në 2011-n.

”Kosova është një vend i vogël, por me mundësi të mëdha. Tashmë duhet të mbyllim kapitullin e asistencës dhe të hapin kapitullin e zhvillimit dhe investimeve. Kosova ofron mundësi të mëdha për investime sidomos në fushën e minierave, energjisë, bujqësisë dhe turizmit”, është shprehur Thaçi në Tokio.

Nga ana e tij, kryeministri Noda shprehu vullnetin e qartë të Japonisë për të rritur volumin tregëtar mes dy shteteve, ndërsa shprehu mbështetjen e palëkundur të Tokios për pavarësinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA