Siria, në prag lufte

08/06/2012 00:00

Shefi i OKB-se Ban Ki Moon paralajmeroi Këshillin e Sigurimit se një
lufte e plotë dhe e përgjakshme civile mund të shpërthejë në Siri nga
momenti në moment.

Kofi Anan nga ana tjeter insistoi se eshte koha te përshkallëzohet presioni mbi Damaskun per t`i dhene fund dhunes.

“Siria mund te degradoje shume shpejt nga nje pike e nxehte ne nje pike konflikti. Rreziku i nje lufte civile eshte mese real dhe po te ndodhe kjo, per Sirine e mbare rajonin pasojat do te jene katastrofike. Pak prova kemi pare se regjimit eshte pajtuar me angazhimet e marra ne baze te planit gjashte pikesh te miratuar nga keshilli i sigurimi 2 muaj me pare. Opozita po forcohet e gjithmone e me shume po i kthehet armeve. Terroristet jane duke eksploruar kaosin, ndersa shkeljet flagrante te te drejtavete njeriut, po shtohen”, tha Ban Ki Moon.

“Nisur nga niveli i dhunes dhe aktoret ne terren, mund te themi se po i drejtohemi luftes civile, ne mos jemi ne mesin e saj. Po behen te gjitha perpjekjet per t’u siguruar qe ne rast te nje skenari te tille, problemet te mos shtrihen edhe tek vendet fqinje. Por situata nuk zgjidhet duke u perqenderuar vetem tek lojtaret brenda kufijve, nevojitet edhe perfshirja e lojtareve rajonale dhe atyre nderkombetare”, tha Annan.
 
Aktivistet siriane insistojne se te merkuren, 78 vete, mes tyre edhe gra e femije, u masakruan nga milicia pro-regjimit ne fshatin Qubair.Qeveria nga ana e saj flet vetem per 9 persona te vrare nga terroristet. Vezhguesit e OKB-se i jane drejtuar serish sot zones, ku do te perpiqen te verifikojne te dyja keto pretendime, teresisht kontradiktore me njera-tjetren.

Te enjten, mbi autokolonen e tyre u hap zjarr duke i detyruar te kthehen mbrapsht. aktivistet thone se ne kohen kur ata po perpiqeshin pa sukses te mberrinin ne fshat, trupat qeveritare zhvendosen nje pjese te mire te trupave. mediave perendimore nuk i eshte lejuar hyrja ne Siri, cka e ben te veshtire verifikimin e deklaratave te seciles pale. Mesazhi kryesor qe Kofi Annan i percolli Keshillit te Sigurimit per gjendjen ne vend ishte nevoja per bashkim ne menyre qe Damasku te detyrohet te implementoje planin e tij, perndryshe kriza do te dale jashte kontrollit. Per te paren here ai aludoi mbi mundesine e sanksioneve, duke e bere te qarte se mosbindja do te kete pasoja.

Top Channel